Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjetikë dhe shërbime të ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marko Bislimovski deklaroi se do të kemi çmime të reja të derivateve të naftës që do të vlejnë nga mesnata. Siç theksoi ai, nafta do të rritet për gjysmë denarë, ndërsa benzina do të lirohet për 1,50 denarë. Me njoftim zyrtar me çmimet e derivateve të naftës pritet të dalë gjatë ditës.