Ministria e Mbrojtjes njofton se numri total i pasgoditjeve që është shënuar pas tërmetit të 26 nëntorit është 1376.

Lëkundjet që vijuan pas atij me magnitudë 6.4, ishin shpesh me magnitudë mbi 3.5.

Ndërkohë sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në vend, vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur 9 pasgoditje.