Me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, monumenti “NEW BORN” ka ndryshuar pamje.

Motoja e këtij monumenti sivjet është “E prumë paqen bashkë”. Në të, tregohet vetëdijësimi për sakrificën dhe flijimin e të gjithë atyre që dhanë jetën, për këto ditë në paqe të Kosovës.

“Natën e mirë, ushtarë dhe dëshmorë. Çdo ditë në mendje, sivjet në monument”, shkroi ideatori Fisnik Ismaili, mbrëmë në Facebook teksa ka ndarë edhe pamjen e re të “NEW BORN-it”.