Për shkak të punëve teknik në elektro-sistemin e Qytetit të Shkupit, nesër pa energji elektrike do të mbesin disa rrugë të komunave Çair, Gjorçe Petrov, Qendër, Gazi Babë, Butel dhe Karposh.

Siç informon QRMK – Shkup, në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Atanas Babata” nr. 26 dhe katër shtëpitë e rrethinës në rrugën e njëjtë.

Nga ora 09:00 deri në orën 12:00 shfrytëzuesit e rrugës “1409” dhe një pjesë e shfrytëzuesve rreth “BK mebel” si dhe Stacioni hekurudhor në Gjorçe Petrov.

Në periudhën nga ora 09:00-13:00 shfrytëzuesit e rrugës “Daskall Kamçe” ndërtesa nr. 1A hyrja 1 dhe hyrja 2. Prej orës 08:30 – 10:30 shfrytëzuesit e lagjes “Centar” pjesa e rrugës “Apostol Guslarot” deri në Sh.f. “Petaloci”.

Prej orës 09:00 – 13:00 shfrytëzuesit e lagjes “Gazi Babë” në rrugën “Bllagoja Stefkovski”, më saktë shfrytëzuesit midis pompës së benzinës “Makpetrol” dhe shkollat e mesme “Mihajlo Pupin” (ish Koce Metalec”) dhe “Partenije Zoografski”.

Në periudhën prej orës 13:00 – 14:00 shfrytëzuesit e lagjes “Radishan” rruga “18” me numra mbi 140 në rrugën “Radishanska” në pjesën me kryqëzimin me rrugët “18” dhe “40”.

Prej orës 09:00 – 14:00 shfrytëzuesit e lagjes “Karposh” në rrugët “Millan Markoviq” – prej nr. 8 – 35, “Lerinska” – prej nr. 1 – 11, rruga “Kozle” prej nr. 15 – 20, dhe rrethina e këtyre objekteve, rruga “Kërçin” – prej nr. 1 – 13.