Sipas të dhënave të SPB – Shkup, gjatë ditës së djeshme një 16-vjeçar është sulmuar me thikë në parkun e Komunës së Çairit

MPB njoftoi se adoleshenti është shpuar me thikë pas një zënke verbale me dy persona në afërsi të fontanës së parkut të Çairit.

I lënduari pas incidentit është dërguar në spitalin e përgjithsëm të Shkupit “Shën Naumi i Ohrit”.