Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se nga nesër fillon pagesa me faza e pensioneve të janarit. Pensionet do të paguhen paraprakisht dhe me faza, me qëllim që të sigurohet mbrojtje më e madhe për pensionistët në kushte rreziku nga koronavirusi.
Marrja e pensioneve nëpërmjet filialeve të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit:
Për pensione deri në 11.000 denarë, pagesa të bëhet më 26.01.2022 (e mërkurë);
Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.01.2022 (e enjte);
Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.01.2022 (e premte) dhe
Për pensionet në vlerë mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 31.01.2022 (e hënë).
Pensionistët që përdorin kartë pagese, të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund t’i përdorin paratë nga data 26 janar (e mërkurë). Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.
Njëkohësisht, MPPS-ja njofton pensionistët se pensionet e janarit do të rriten për 2.9% në përputhje me harmonizimin ligjor i cili kryhet dy herë në vit në janar dhe korrik.
Comments are closed for this post.