Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka shkruar një marrëveshja se nga sot Kosova dhe Maqedonia do të kenë “pika të përbashkëta të kalimit kufitar”.

Sveçla tha se ka nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë, “Han i Elezit-Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.

“Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar”, shkroi ai. Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë, ‘Han i Elezit-Bllacë’ dhe ‘Glloboqicë-Jazhincë’, shtoi Sveçla.

Kjo marrëveshje, sipas Sveçlës “ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve”. “Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, ka përfunduar ai.