Erjona Emini nga klubi i karatesë Shkëndia nga Tetova fitoi medalje të bronztë në Kampionatin e 28-të Ballkanik të Karatesë. Kampionati Ballkanik, i cili u mbajt në Stamboll – Turqi, solli bronzin për Erjonën tonë.

Në këtë kampionat ballkanik, përveç Erjonës sonë, ka përfaqësues nga Turqia, Greqia, Serbia, Sllovenia, Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Bullgaria dhe BeH.

Erjona është 13 vjeçe, vjen nga Tetova dhe me rezultatet që tregon me siguri mund të themi se ka një të ardhme të ndritur përpara.