Nuk ka asnjë reagim pas njoftimeve të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë se do të organizohet një grevë dhe se nuk do t’u jepen dëftesat nxënësve nëse nuk paguhen rreth 600 mësues për punën shtesë gjatë pandemisë. Jakim Nedellkov, kryetari i Sindikatës thotë se deri tani ka marr informatë vetëm nga Komuna Shuto Orizar se ekziston një marrëveshje për pagesë të parave, ndërsa nga komunat tjera nuk ka ndonjë njoftim për një gjë të tillë. Sipas llogaritjeve, secilit mësues që ka punuar jashtë orarit do duhet t’i paguhet rreth 45,000 denarë, ndërsa të tillë sipas SASHK-ut janë rreth 600 mësues në vendin tonë.

“Unë nesër kam një takim me ministren dhe me siguri do ta sqarojmë këtë problem. Unë gjithashtu i dërgova asaj një letër ku kërkova përgjigje me shkrim, nëse është e vërtetë se Ministria i ka transferuar parat deri te komunat, duke pasur parasysh që kryetarët e komunave pohojnë të kundërtën”, deklaroi Nedellkov.