Në vendkalimet kufitare Dojran dhe Bogorodicë drejt Greqisë ka ndalesë për dalje nga shteti nga 15 deri 30 minuta, kumtojnë nga LAMM.

Nga atje theksojnë se në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.