MPB informon se më 18.08.2021 në periudhën nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 8 pasdite, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të kontrollit të personave me vendime izolimi të lëshuara nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, konstatuan se 4 persona nga Gostivari dhe fshatrat Çegran, Bellovisht dhe Turçani i Vogël, edhe pse kishin vendime për izolim dhe trajtim në shtëpi, nuk respektuan vendimet dhe u larguan nga vendi.
Nga MPB thonë se do të përgatiten parashtresat e duhura për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë” në përputhje me nenin 206 të Kodit Penal kundër personave, dy prej të cilëve janë meshkuj dhe dy femra, të moshës 24 deri në 74 vjeç.
Nga MPB gjithashtu thonë se gjatë kësaj periudhe një femër e mitur nga Veshalla e Tetovës është larguar nga vendi, edhe pse e njëjta ka pasur vendim për izolim. Edhe ndaj saj do të ngritet procedurë adekuate.
Comments are closed for this post.