Në kuadër të aktiviteteve për shënimit e Javës së NATO-s sonte në Filarmoninë kombëtare orkestrat ushtarake të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Sllovenisë do të mbajnë koncert të përbashkët.
Dirigjentë të koncertit të përbashkët të orkestrave ushtarake do të jenë major Goran Ilievski nga Armata e Maqedonisë së Veriut, Konstantinos Konstantinopulos nga Greqia, nënkolonel Alosha Deferi nga Republika e Sllovenisë, Sara Marinesku nga Mbretëria e Bashkuar dhe major Rendal Bartel nga SHBA-ja.
Paraprakisht, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska do ta hap ekspozitën “70 vjet nga themelimi i NATO-s dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, anëtarja e 30-të e Aleancës” në të cilën do të promovohet pulla postare me rastin e jubileut të NATO-s.
Pas ekspozitës muzeore do të mbahet edhe Panel – diskutim me temë “70 vjet NATO – sukses i cili i referohet gatishmërisë për ndryshime”, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Fondacionit Fridrih Ebert – zyra Shkup (FES).
Në panel diskutim do të marrë pjesë shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjenerali Vasko Gjurçinovski, gjenerali Stjuard Skejts, zëvendëskomandant i NATO-s – Komanda Brunsum, gjeneralët e pensionuar Ilija Nikollovski dhe Mirosllav Stojanovski, nënkoloneli Zoran Jankoviq, shef i NATO-s zyra për lidhje në Shkup, drejtoresha e Fes, Eva Elerajt dhe profesoresha Lidija Georgieva. shk/
Comments are closed for this post.