Djaloshi, i cili në moshën 13 vjeç pretendohej të ishte babai më i ri në Mbretërinë e Bashkuar, u rrit dhe u shndërrua në një njeri të dhunshëm.
Alfie Patten pretendonte se kishte lënë shtatzënë të dashurën e tij Chantel Stedman, e cila lindi në moshën 15 vjeçare. Sidoqoftë, analiza e ADN-së zbuloi se babai ishte, në të vërtetë, një djalë tjetër i moshës së saj, shkruajnë mediat e huaja.
Paten është 23 vjeç sot, dhe ai u paraqit në gjykatë pasi i dehur kishte thyer disa makina dhe kishte kryer vjedhje në disa prona.
Comments are closed for this post.