4 viktima dhe 1 mijë e 96 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe, 21 fëmijë të moshës zero deri në 9 vjeç kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndërsa, 109 të infektuar janë të moshës 10-19 vjeç.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik tregojnë se 332 të infektuar janë të moshës 20-29 vjeçare, 210 të moshës 30-39 vjeçare, 173 të moshës 40-49 vjeçare, 142 janë të moshës 50-59 vjeçare, 74 të moshës 60-69 vjeçare, 29 të moshës 70-70 vjeçare ndërsa 6 persona janë mbi 80 vjeç.

Numër më të madh të rasteve të reja të infektuara me koronavirus ka raportuar Prishtina, gjithsej 267, pastaj Ferizaj 108 raste, Peja 95, Podujeva 93 dhe Gjakova 72.

Gjatë 24 orëve të fundit 53 persona janë shëruar nga koronavirusi në vend.

Në mesin e të shëruarve janë 2 fëmijë të moshës 10-19 vjeçare, 16 të moshës 20-20 vjeçare dhe 11 të moshës 30-39 vjeçare.