Në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë prej sot po hyjnë në fuqi tre marrëveshjet e nënshkruara më 3 nëntor 2022 në kuadër të procesit të Berlinit. Bëhet fjalë për marrëveshjet për lëvizje të lirë në Ballkanin perëndimor me letërnjoftim, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve. Pritet që së shpejti të hyjnë në fuqi marrëveshjet edhe në tre shtetet e tjera që i nënshkruan marrëveshjet, sipas procedurave juridike tek ata – Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

“Këto tre marrëveshjet janë hap i rëndësishëm përpara në përpjekjet tona që t’u sigurojmë qytetarëve tanë lëvizje të lirë dhe integrim si parakusht për vendosjen e tregut të përbashkët rajonal që do të jetë mënyra më e sigurt dhe më e shpejtë për arritjen e qëllimit tonë të përbashkët – anëtarësimi në BE.”- deklaroi Bujar Osmani.