Një person ka humbur jetën në një lokal në Vorë, mbrëmjen e kësaj të enjteje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ku viktima është një 60-vjeçar nga Maqedonia. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes