Në Komunën e Gostivarit në votime deri në orën 17  kanë dalë 16.981 votues, respektivisht 21,38 për qind prej gjithsej 79.493 të regjistruar në listën zgjedhore.

Sipas  të dhënave të përpunuara në komisionet zgjedhore deri në orën 17 në komunën Mavrovë-Rostushë në vendvotime dolën 2.091 votues, respektivisht 21,16 për qind prej 9.721 qytetarëve të regjistruar me të drejtë vote.

Në komunën e Vrapçishtit  jehona në zgjedhjet presidenciale deri në orën 17 ka arritur 15,8 për qind (4.045) prej gjithsej  25.594 votuesve.