Në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit pasditen e sotme kanë mbërritur udhëtarët nga fluturimi i parë i linjës ajrore turke me buxhet të vogël “AJet”, e cila është filial i Turkish Airlines.

AJet do të operojë me këtë linjë ajrore të rregullt nga aeroporti i Shkupit me katër frekuenca javore, ose çdo të hënë, të enjte, të shtunë dhe të diel. Orari i nisjes nga Aeroporti Sabiha Gokçen është në orën 11:30 dhe ora e mbërritjes në Aeroportin e Shkupit është në 13:00, ndërsa ora e nisjes nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit është në orën 14:00 dhe ora e mbërritjes në aeroportin Sabiha Gokçen në Stamboll është në orën 15:30  pasdite.

Biletat e linjës ajrore janë në shitje në faqen e internetit të AJet.

Kjo linjë ajrore kryen fluturime të brendshme dhe fluturime ndërkombëtare për në Qipron Veriore, Evropën Perëndimore dhe Azinë Perëndimore nga baza e saj në Aeroportin ndërkombëtar Sabiha Gokçen.