Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë më së shumti testime deri tani për COVID-19.

Për 24 orë janë realizuar gjithsejt 2 mijë e 325.

Nga këto mostra pozitivë kanë dalë 301 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.325 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive”.

IKSHPK bën me dije se gjatë kësaj kohe kanë vdekur tetë persona.