Gjykata Speciale nuk e ka pranuar kërkesën e avokatëve për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së. Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka vendosur që veç e veç, të gjithë të të akuzuarve t’ua refuzojë kërkesat për lirim të përkohshëm me kusht.

Në parashtresat e kryeprokurorit special, Jack Smith, janë renditur argumentet se pse ish-krerët e UÇK-së, sipas organit të akuzës, duhet të vazhdojë të qëndrojë në parabu*rgim. Prokuroria ka përmendur edhe mundësinë e dënimit të disa prej tyre me bur*gim të përjetshëm, si një prej arsyeve se pse sipas tyre ata nuk duhet të lirohen as përkohësisht.

Smith në të gjitha parashtresat ka pretenduar se ekziston rreziku që ish-pjesëtarët e UÇK-së të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë ose ta kryejnë ndonjë kr*im. Tutje organi i akuzës në Hagë ka pretenduar se kriteret për t’i mbajtur në parabu*rgim ish-krerët e UÇK-së janë përmbushur dhe se këto kritere “nënvizojnë seriozitetin e rreziqeve të paraqitura”. Sipas Prokurorisë, “asnjë masë alternative nuk adreson sa duhet këto rreziqe”.

Prokuroria në parashtresat kundër të akuzuarve po ashtu thekson pretendimin e saj se ekziston një klimë e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë, të cilët thuhet se ish-krerët e UÇK-së kanë mundësi që t’i heshtin. ZPS është ankuar se si organ i akuzës nuk kanë burime për t’i mbikëqyrur ish-krerët e UÇK-së nëse ata do të liroheshin përkohësisht. Është përmendur edhe mandati i EULEX-it, ndërsa kryeprokurori Smith ka konsideruar se “autoritetet e Kosovës janë të kufizuara në aftësinë e tyre për ta mbikëqyrur një të akuzuar”.