Këto rezultate kanë dhënë evidenca, që ndryshimet e sasisë së oksitocinës mund të rregullojnë varësinë ndaj alkoolit, transmeton Gazeta Express.
Një sprej nazal i “hormonit të dashurisë”- oksitocinës mund të ndihmojë në trajtimin e varësisë ndaj alkoolit, sipas një studimi të bërë në minj.
Oksitocina luan një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet sociale, riprodhimin seksual, lindjen dhe gjatë periudhës pas lindjes. Sipas studimit të publikuar në revistën “PLOT biology”, është gjetur që oksitocina bllokon konsumimin e tepërt të pijeve alkoolike.
Kontrollimi i sasisë së oksitocines mund të ulë konsumimin e alkoolit, simptomat dhe sjellet e shkaktuara nga abuzimet me drogë. Këto rezultate premtojnë një trajtim efektiv për të alkoolizuarit.
Hulumtuesit kanë testuar hipotezën sipas së cilës, kontrollimi i oksitocines mund të normalizojë ndryshimet në tru, të cilat shfaqen si shkak i varësisë nga alkooli, duke e kontrolluar aktivitetin e disa neuroneve përgjegjëse për këto sjellje.
Targetimi i këtij sistemi, me anë të rrugëve intranazale, më shumë mundësi përbën një metode efektive për njerëzit e varur nga alkooli.
Comments are closed for this post.