Shpargu
Perime e pasur me saponoside, që stimulojnë në mënyrë delikate punën e veshkave e si rrjedhojë na bën të largojmë nga trupi ujin e tepërt.
Panxhari
Mendoni se e njihni sa duhet? Ai ka funksion pastrues dhe është i pasur me minerale. Ndihmon tretjen, si dhe stimulon sistemin limfatik. Këto janë disa nga arsyet kryesore pse panxhari duhet bërë pjesë e rutinës sonë të ushqimit.
Tërshëra
Është një lloj drithwre i cili ka vlerë të ulët glicemike, ndaj nuk rrit në mënyrë të panevojshme nivelin e sheqerit në gjak. Ky fakt lejon kontrollin e glicemisë, të oreksit e si rrjedhojë edhe të peshës trupore. Ndër të tjera, tërshëra ka edhe funksion stimulues.
Çaji jeshil
I njohur për funksionin e tij tepër të rëndësishëm antioksidues, çaji jeshil, ka edhe një aksion “thithës”, falë metilxantinës dhe teofilinës.
Ananasi
Në mënyrë të veçantë, pjesa e fortë e ananasit, pra mesi i frutit, është i pasur me bromelinë. Kjo enzimë përshpejton funksionet tretëse të organizmit dhe si rrjedhojë sjell eliminimin e skorieve. Ananasi ka gjithashtu edhe funksion anti-inflamator, duke ndihmuar edhe largimin e lëngjeve të tepërta. Një aksion i ngjashëm në trup vjen edhe nga papaja, e pasur me enzimën papainë.
Karçofi
Jo vetëm ka vlera dietike, por mbi të gjitha mendohet se mbron edhe mëlçinë.
Finoku
Është ndër perimet më pak kalorike. Finoku ka funksion diuretik, lufton proceset fermentuese, duke reduktuar gazrat intensinale.
Boronica
Falë pranisë së flavonoideve apo taninës, boronica përmirëson qarkullimin dhe ka një efekt “thithës”, duke favorizuar eliminimin e acidit urik të tepërt, si dhe toksinave./albeu.com
Comments are closed for this post.