Ministria e Shëndetësisë informon se sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, i cili i referohet periudhës nga 17 deri në 23 gusht, janë kryer 11.129 teste pëe virusin SARS-CoV-2.
Gjithsej 839 raste të reja pozitive janë regjistruar nga 29 qytete të vendit dhe një rënie prej 7.0%, krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 281; 33.5%). Gjatë kësaj periudhe, numri i rasteve të konfirmuara është nën 20 persona, në 16 qytete të vendit. Përqindja e testeve pozitive 7.5%, që është një rënie prej 0.3% krahasuar me javën e kaluar. Ky tregues vazhdon të tregojë një rënie në vazhdimësi, në krahasim me javët e kaluara, kur ishte nga 10%, 9.4%, 8.6% dhe 7.8%.
Personat e infektuar regjistrohen në të gjitha grupmoshat, ndërsa në këtë periudhë grupmosha më prekur janë mbi 60 vjeç me 205 (24.4%) pozitivë. Një numër i madh i pacientëve janë regjistruar në grupmoshën 30-39 vjeç (n = 151; 18.0%), 40-49 (n = 142; 16.9%) dhe 20-29 (n = 140; 16.7 %). Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 vjeç (n = 20; 2.4%) dhe 10-19 vjeç (n = 49; 5.8%).
Në periudhën e përmendur, pasi morën dy teste negative për praninë e SARS-CoV-2, 554 persona që ishin shtruar në spital ose u mjekuan në shtëpi u regjistruan si të shëruar, 513 më pak në krahasim me javën e kaluar.
19 vdekje janë raportuar nga gjashtë qytete ose dy më shumë se javën e kaluar dhe të gjitha janë mbi moshën 60 vjeç. Nga këta. Komorbiditet është raportuar në 16 vdekje./
Comments are closed for this post.