Qytetarët e Maqedonisë që gjenden në Izrael, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të mund të paraqiten në numrat e telefonit që janë publikuar nga Ministria për Punë dhe Tregti të Jashtme.
“Në lidhje me informacionet e fundit në lidhje me keqësimin e gjendjes në Lindjes e Mesme dhe mbylljen e hapësirave ajrore në shumë shtetet të rajonit, Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme ka apeluar deri të të gjithë qytetarët që gjendjen në territoret e këtij rajonit të ndjekin portalet nacionale për rastet urgjente dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimin e institucioneve përkatëse në këto vende”, deklaruan nga MPJ.
Ata ndër të tjera kërkuan që edhe mos të udhëtohet drejt këtyre vendeve, deri në përmirësimin e gjendjes.
Këto janë numrat e kontaktit për tri ambasadat e Maqedonisë që gjenden në këtë rajon:
Tel Aviv (+972 54 500 8566 / +972 54 967 0546 dhe telaviv@mfa.gov.mk
Abu Dabi (+971 56 441 7532 dhe abudabi@mfa.gov.mk
Doha (+974 50 173 111 dhe doha@mfa.gov.mk
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informoi se evakuimi i katër personave, gjegjësisht një familjeje (një nënë dhe tre fëmijë), është konfirmuar për nesër (24 qershor). Vendet janë siguruar përmes Ministrisë së Transportit të Izraelit, në kuadër të fluturimeve të organizuara që përdoren për evakuimin e shtetasve të huaj nga Izraeli. Fluturimi është planifikuar nga Tel Avivi në Athinë.
Comments are closed for this post.