Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në kontrollin e djeshëm aksionar të intensifikuar nga ora 09.00 deri në ora 14.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë janë sanksionuar 205 këmbësorë, prej tyre 189 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë.
46 këmbësorëve iu janë bërë ftesa për të ndjekur udhëzimet e komunikacionit.
Gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 88 shkelje të tjera.
Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Ministria e Brendshme apelon që të respektohen rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor.
“Këmbësorët të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë, sepse mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor do të sanksionohet. Të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat dhe duhet të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thekson MPB.
Comments are closed for this post.