Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë zjarrit në parkingun në Lisiçe të Re janë përfshirë disa makina ndërsa është djegur plotësisht makina e tipit Seat Altea. Dy vetura tjera janë dëmtuar pjesërisht.

“Në ora 09.10 në SPB-Shkup është raportuar se në bulevardin “ASNOM” në parking është djegur një makinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se është djegur tërësisht makina e tipit “Seat Altea” me targa të Shkupit nën pronësi të 35 vjeparit M.J. nga Shkupi. Pjesërisht janë djegur edhe dy makina, njëra e markës “Fiat Punto” me targa të Shkupit nën pronësi të 41 vjeçarit I.N. nga Shkupi dhe makina tjetër e tipit “Mercedes” nën pronësi të 73 vjeçarit K.S. nga Shkupi.”, thonë nga MPB.

Publiée par Vele Veljanovski sur Dimanche 9 août 2020