Moti sot do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor, ndërsa gjatë natës në pjesën veriperëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 8 deri në 16 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 29 deri në 37 gradë celsiusi.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 14 gradë celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 34 gradë celsius.

Të shtunën do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile të ndjekur me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa temperatura veçanërisht në pjesët veriore do të zvogëlohet për disa gradë. Kushte për shi të rrëmbyeshëm të shkurtër do të ketë edhe të dielën paradite. Pastaj vazhdon moti stabil me temperatura më të ulëta të ditës.