Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare si dhe me erë në drejtim jugor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga pesë deri 15 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 19 deri 26 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i njëjtë, me diell dhe me erë në drejtim jugor ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 19 gradë celsius.

Sipas DHP-së, gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, ndërsa në fund të fundjavës temperaturat priten të rriten.