Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, të cilat më të dendura do të jenë në orët e paradites. Pasdite lagështia do të ulet dhe do të fryjë erë e lehtë jugore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 2 deri 11 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 12 deri 19 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të vazhdojnë reshjet e shiut, ndërsa temperaturat në disa vende do të arrijnë deri 19 gradë celcius.