Moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme ndërsa në orët e mbrëmjes priten edhe reshje shiu. Do të fryjë edhe erë në drejtimin të veriut.

Do të ketë rënie të temperaturave. Kështu temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -4 deri 5 gradë Celsius ndërsa ato të ditës nga 3 deri 14 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbaj mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit zero gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë 11 gradë Celsius.