Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë. Pasdite në disa vende do të ketë kushte për reshje të shiut dhe do të fryjë erë e përforcuar.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 12 deri 18 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 24 deri 35 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, me diell dhe i nxehtë. Ndërsa gjatë fundjavës autoritetet në disa vende paralajmërojnë reshje të shiut.