Moti në mbarë vendin do të jetë me diell i ngrohtë, me vranësira lokale dhe erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. UV indeksi do të jetë 8.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri 19 gradë Celsius ndërsa ajo e ditës prej 31 deri 38 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit 16 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë 36 gradë Celsius.