Gjatë ditës së sotme, mjekët amë vendosën që Ditën e shëndetësisë ta shënojnë me protestë para Ministrisë së Shëndetësisë.
Ata kërkuan rritjen e pagës për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, çmimet e derivateve të naftës dhe për shkak të rritjes së standardit jetësor.
Para ministrisë, ministri i Shëndetësisë u ndau mjekëve edhe disa mirënjohje mjekëve që ndodheshin para, ndërsa ata refuzuan këto mirënjohje.
“Në emër të gjithë kolegëve, këto mirënjohje do t’i pranojmë në kohë më të mira, ndërsa tani i kthejmë për shkak se të gjithë kolegët janë të pakënaqur dhe janë të mendimit se kjo nuk është zgjidhje””, u shpreh njëri nga protestuesit.
Comments are closed for this post.