Ish-ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, kishte vendosur në muajin shkurt, ndërsa miratim kishte marrë më 6 qershor nga Qeveria teknike. Ministri i tanishëm i drejtësisë, Igor Filkov, deklaroi se vendimi i Llogës nuk ishte diskutuar me publikun dhe krejt procesi ishte i fshehtë.
Ministri Filkov sot deklaroi që do të anulojë vendimin për rritjen e tarifave noterie, që duhej të fuqizohet prej 1 shtatorit.
Vendimi për rritjen e shërbimeve kishte për qëllim që të rritë tarifat për 10 herë më shumë.
“Kjo nuk do të ndodhë, për këtë do të anulojë ndryshimet për tarifat e reja. Kështu nuk punohet. Nuk duhet populli të paguajë diçka 10 herë më shumë, gjegjësisht nuk duhet të merren vendime pa pasur debat të gjerë, pa u dëgjuar mendimi i gjithë palëve”, deklaroi Filkov.
Comments are closed for this post.