Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në Aeroportin “Shën Apostulli Pal” në Ohër do të mirëpresë turistët e parë që do të mbërrijnë me fluturim charter nga Holanda.
Mbërritja është planifikuar për në orën 15:20 në Aeroportin “Shën Apostulli Pal” në Ohër, pas të cilës do të ketë edhe deklaratë për media.
Përveç Ministrit Bekteshi, turistët hollandezë do të mirëpriten edhe nga drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Lupço Janevski, kryetari i Komunës së Ohrit, Konstantin Georgieski, përfaqësues të TAV, kurse me fluturimin charter do të mbërrijnë edhe përfaqësues të menaxhmentit të operatori turistik TUI.
Ky është fluturimi i parë charter që realizohet përmes operatorit turistik Hollandez TUI, dhe me grupin e parë pritet të mbërrijnë 121 turistë nga Hollanda.
Comments are closed for this post.