Për keqpëdorimin e flamurit evropian nga delegacioni gjerman ishte bërë e ditur se ata e kanë të njëjtin qëndrim si edhe ambasadori Gir, njoftoi deputeti Antonio Milloshoski në konferencën e sotme për media pas takimit të punës që kishte me Manuel Saracin, i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.
“Kjo domethënë se janë kundër keqpëdorimit të flamurit evropian për ligje të cilat nuk kanë lidhje me legjislacionin evropian”, sqaroi Milloshovski.
Në lidhje me letrën e dërguar në Komisionin Evropian, ndërsa e cila ka të bëjë me përdorimin e flamurit evropian, informoi se u është dorëzuar anëtarëve të Komisionit, si dhe raportuesit në Parlamentin Evropian për vendin Ilhan Quçuk.
“Po, ka reagime, atë që e dimë është se në kuadër të Komisionit për Politikë të Jashtme kjo është pranuar dhe u është shpërndarë anëtarëve të komisionit në Parlamentin Evropian dhe gjithashtu letrën e ka shqyrtuar edhe raportuesi në Parlamentin Evropian për Maqedoninë”, tha Milloshovski.
Comments are closed for this post.