Drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit të Maqedonisë, Gazmend Abdia sot në Tiranë realizoi takim me drejtorin e Agjencisë për Zhvillim dhe Investime të Shqipërisë, AIDA, Sokol Nano.

Takimi u zhvillua në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes institucioneve.

Gjatë takimit përfaqësuesit ndanë përvojën e tyre në lehtësimin dhe tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe mbi realizimin e projekteve të investimeve të përbashkëta.

Në përfundim të takimit, palët dakordësuan mbi organizimin e një takimi të ardhshëm në Shkup, për t’u njohur nga afër me funksionimin e Invest Macedonia dhe gjithashtu me operimin e zonave të lira ekonomike në Maqedoni

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) shkëmbimet tregtare me Maqedoninë llogariten 12.5 miliardë lekë gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti.