Sot festojmë 18 gushtin – Ditën e Ushtrisë, ditën kur nderojmë një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në FB.

Kur flasim për Ushtrinë, flasim për vazhdimin e ideve të Ilindenit dhe Asnomit, idenë e një Maqedonie të pavarur dhe të lirë. Paraardhësit tanë luftuan me zemër, sakrificë dhe vizion.

Ushtria jonë është garanci se ky popull do të ketë një fushë për t’u zhvilluar, krijuar dhe ndërtuar të ardhmen e tij.

Ushtria sot është simbol i epokës së re. Sot ne investojmë në pajisje, në infrastrukturë, në kushte për një jetë dhe punë dinjitoze të ushtarit.

Kjo Ushtri sot qëndron krah për krah me aleatët e saj në botë, por edhe fort në tokën e saj, sa herë që qytetarët e saj janë në telashe. Ju jeni të parët në vijën e mbrojtjes, por edhe të parët që tregoni se çfarë do të thotë t’i shërbesh popullit.

Ushtria është zemra e shtetit. Nëse ajo zemër rreh fort, atëherë shteti është i shëndetshëm dhe i sigurt. Ushtria jonë rreh fort, prandaj Maqedonia do të ecë përpara.
Rroftë Ushtria, shkroi Mickoski.