Kryeministri Hristian Mickoski ka uruar kandidatin republikan Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Urimi i kryeministrit të Maqedonisë mbërriti menjëherë pas fjalimit të Trump para mbështetësve në Palm Beach, Florida, ku shpalli fitoren në zgjedhje.
“Kjo fitore është një konfirmim i besimit të thellë të popullit amerikan në parimet e lirisë dhe demokracisë. Mezi presim thellimin e mëtejshëm të partneritetit dhe bashkëpunimit tonë të fortë, veçanërisht në fushën e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe reformave demokratike”, thuhet në urimin e Mickoski.
Ai shtoi se “Maqedonia mbetet e përkushtuar për ndërtimin e lidhjeve edhe më të forta me Shtetet e Bashkuara, si aleat dhe mik strategjik, i cili do të vazhdojë të forcojë stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit”.
Comments are closed for this post.