Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski konsideron se pushteti aktual po përballet keq me pasojat ekonomike të shkaktuara nga kriza me koronavirusin. Është i bindur se periudhë më e rëndë ekonomike vjen në muajt në vijim. Konsideron se pushteti do të ketë problem të sigurojë mjete të cilat mungojnë në Buxhet për shkak të aktivitetit të zvogëluar ekonomik.

Në intervistë për emisionin “Studio e hapur” në televizionin 24, Mickoski vlerësoi se pushteti është i kënaqur që ka pasur tejkalim në pagesën e tatimit të fitimit, por se nuk thotë se kjo i referohet faktit se biznesi që nuk ka humbje, në mënyrë akontative e ka paguar deri në fund të vitit.

Pas majit, thotë Mickoski, tashmë nuk do të paguhen akontacione, ndërkaq do të ektë problem edhe të sigurohen para, posaçërisht para të lira.

I pyetur se si do ta vlerësonte ministrin e Shëndetësisë, Mickoski tha se njerlzit të cilët e njohin, e vlerësojnë si njeri mjaft korrekt dhe mjek të mirë. “E inkurajoj pas karrierës politike, të kthehet të jetë mjek”, tha Mickoski, duke shtuar se nëse vazhdon me politikë, Filipçe duhet të ketë kujdes me furnizimet publike.

Vërejti se është keq që në rajon jemi ndër të parët për vdekshmëri nga koronavirusi.

Për nga numri i njerëzve të cilët kanë ndërruar jetë në milion banorë. siç theksoi, vendi është i dytë për nga vdekshmëria menjëherë pas Sllovenisë, për nga numri i të sëmurëve, i treti, ndërsa në raport me numrin e të testuarve jemi në vendin e shtatë.

Sipas tij, gjatë viteve të kaluara është lëshuar mundësia të bëhet diçka për përmirësimin e sistemit shëndetësor. VMRO-DPMNE, siç theksoi, me programin të cilin planifikon të dalë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka pasur qasje tjetër nga aspekti i shëndetësisë dhe konsideron se më shumë duhet të investohet në kapitalin njerëzor, e jo vetëm në material ndërtimor.