Tani është momenti të zgjedhim që pastaj të mos jetë vonë, kur ta zgjedhim ardhmërinë tonë. Isha në një tv-duel me zotëri Zaevin dhe folëm në temën se në çfarë programi dalim në këto zgjedhje dhe ja parashtrova një pyetje të thjeshtë, cili është programi i përbashkët i koalicionit LSDM dhe BESA. Para disa ditëve kryetari i BESA-s, zotëri Bilall Kasami, foli se ardhmëria e Maqedonisë është federalizimi, ndërsa hapi i dytë shkatërrimi i saj. Nëse kjo është pjesë e programit të koalicionit të LSDM-së dhe BESA-s, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisijan Mickoski, në takim me qytetarët e Bosilevës.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, tha se këto janë kohëra të vështira dhe se nga njëra anë është rreziku nga koronavirusi, të cilin e kanë ndjerë ai dhe familja e tij, ndërsa nga ana tjetër këto janë kohëra të përgjegjshme, ku vendoset për ardhmërinë e Maqedonisë.

“Nuk vendoset për nuansa, por për dy oferta krejtësisht të kundërshtuara. Kemi njerëz të cilët e duan atdheun. Shumë është me rëndësi se çka do të lëmë pas nesh. E ky nder nuk fitohet gjatë natës. Duhet punë dhe dëshmim”, thuhet në kumtesën e partisë.

Ai tha se sot maqedonasit janë qytetarë të rendit të dytë, si pasojë e sundimit të LSDM-së në të kaluarën.

“Ashtu është në Strugë, Kërçovë, Tetovë, Gostivar. Atëherë ndodh afera me pjesët e tankeve. Prej këtyre sot nuk ka fund të poshtërimit kombëtar, ndërsa për krim mund të flas deri nesër. Por, më 15 korrik kjo do të mundet. Me 15 korrik fillon ripërtëritja. Programi ynë. Aty do të gjeni më shumë se 1.000 projekte”, tha mes tjerash Mickoski.