“Fillimisht, më lejoni të shpreh mirënjohjen time të jashtëzakonshme për kryetaren e Odës së MASIT-it, sepse bashkëpunimi dhe komunikimi ynë zgjat prej disa vitesh kur ishim në opozitë si parti politike dhe ja tani vazhdojmë edhe kur jemi shtyllë e Qeverisë dhe mendoj se gjatë këtyre viteve sa herë që kemi pasur takime me Kryetaren, por edhe me bashkëpunëtorët me të cilët ajo punon, ato takime kanë qenë gjithmonë takime konstruktive, takime që kanë rezultuar me shumë ide, propozime dhe takime që rezultojnë edhe me politika, të cilat ne si Qeveri fillojmë ose në periudhën që vijon do t’i fillojmë dhe do t’i udhëheqim.

Është vërtetë mbresëlënës fakti që si industri e TIK-ut kemi më shumë se gjysmë miliardi euro në eksport për vitin 2023 dhe mendoj se vazhdon të rritet, është diçka që i shton vlerë ekonomisë sonë vendase.

Një pjesë e madhe e këtyre njerëzve që punojnë në industrinë e TIK-ut, janë diku më shumë se 20.000, mendoj se në vitin 2023 më shumë se 21.000 janë të punësuar në industrinë e TIK-ut nga ajo që mund të shihja, janë njerëz që kanë qëndruar këtu, në shtëpi, në Maqedoni dhe prej këtu luftojnë jo vetëm për familjen e tyre dhe ekzistencën e tyre por edhe për atdheun e tyre dhe ata njerëz kanë respekt të madh nga unë personalisht, natyrisht, duke marrë parasysh se janë deficitar dhe se kanë ofertë më të madhe dhe gjithmonë njerëzit që qëndruan këtu dhe që luftojnë për atdheun e tyre, do të kenë respektin tim dhe do të kenë gjithmonë prioritet në politikat e kësaj Qeverie, ndërsa politikat e kësaj qeverie janë të tërheqim të rinjtë që fatkeqësisht u larguan të kthehen në shtëpi dhe nga këtu të luftojmë së bashku për të bërë diçka për atdheun dhe mendoj se Maqedonia e meriton këtë.

Sot kemi bërë një rikapitullim të të gjitha gjërave që kemi thënë në të kaluarën, normalisht kemi marrë ide, propozime të cilat deri më tani kanë qenë jofunksionale, një pjesë prej tyre edhe tashmë po i zbatojmë, do t’ju rikujtoj se pak më shumë se një javë më parë kemi filluar me projektin për ofrim të shërbimeve për qytetarët me të cilat nuk do të ketë më poshtërime, pritje në sportel etj. ju kujtohet se si ishte marrja e pasaportave, kartave të identitetit, patentat për shofer. Do t’ju rikujtoj se më shumë se një javë më parë hapëm një zyrë të tillë në Aerodrom e cila ofron më shumë se 120 shërbime, përfshirë certifikatat e lindjes, stazhet, shërbimet kadastrale etj. dhe këtë vazhdojmë ta bëjmë edhe në komunat tjera të vendit.

Digjitalizimin e shoqërisë e kemi treguar si ambicien tonë me atë që kemi një ministri të veçantë për transformim digjital dhe me të vërtetë ministria punon me përkushtim, në këto pak muaj janë bërë hapa vërtet të mëdhenj përpara. Pres që të vazhdojë edhe në të ardhmen. Nuk është e mjafteshme, sot rishikuam disa parametra, pres që kultura informatike në vend të rritet, të jetë sa më e qasshme dhe të kemi sa më shumë përdorues, të paktën të arrijmë mesataren evropiane, tani jemi nën mesataren evropiane. Unë si inxhinier personalisht e stimuloj dhe do ta mbështes, këtu nuk duhet të kemi asnjë dilemë.

Kështu që të bëjë një përmbledhje, këto takime janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ne. Ato do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim. Edhe një herë dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të madhe për kryetaren e Odës së MASIT-it dhe për anëtarët dhe njerëzit që janë pjesë e Odës së MASIT-it dhe vazhdojmë së bashku të ecim përpara dhe të zhvillojmë atdheun”.