Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot në konferencë për shtyp ju ka bërë thirrje iniciatorëve që kërkojnë kongres të jashtëzakonshëm për largimin e tij, që të bashkohen dhe së bashku ta fitojnë LSDM-në dhe Zoran Zaevin.

Mickoski tha se nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje, pasi kjo sipas tij, shkon në të mirë të Zoran Zaevit dhe LSDM-së, përcjell.

“Unë kam thënë se nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje, pasi kjo është në të mirë të LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Kjo do të ishte akt frikacakësh dhe për këtë arsye do të qëndroj për të luftuar deri në fund”.

“Iniciatorët e kongresit i ftoj të vijnë në parti, që të flasim dhe së bashku ta mposhtim këtë të keqe, gjegjësisht LSDM-në dhe Zoran Zaevin”, tha Mickoski.

Ai gjithashtu paralajmëroi protesta masive kundër qeveris së re.