Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të CDI-së, ka takuar presidentin e Republikës së Kroacisë dhe kryetarin e HDZ-së, Andrej Plenkoviq.

Në takim e falënderova për mbështetjen e sinqertë që Kroacia i jep Maqedonisë dhe popullit maqedonas gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të demokracisë maqedonase dhe anëtarësimit në organizatat euroatlantike, thotë Mickoski.

Ai shton se me Plenkoviq është biseduar për urat e ardhshme të bashkëpunimit mes dy vendeve mike.

Kemi rënë dakord për bashkëpunim të përbashkët të ekipeve të VMRO-DPMNE-së dhe HDZ-së për shkëmbim të përvojave dhe mbështetje në procesin e përgatitjes së programit zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme.

Biseduam për sfidat e rajonit dhe vështirësitë në rrugën drejt BE-së së Republikës së Maqedonisë, kushtet shqetësuese ekonomike, krimin dhe korrupsionin si frenues të atij procesi, informoi Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së ka takuar edhe sekretarin ndërkombëtar të PPE-së, Patrick Waller.

Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit me Partinë Popullore Evropiane, anëtare e së cilës është VMRO-DPMNE, dhe për mbështetjen e interesave strategjike dhe kombëtare të Maqedonisë. PPE përkrah VMRO-DPMNE-në dhe janë biseduar për planet e ardhshme të bashkëpunimit, thotë Mickoski.