Kryetari i VMRO-DPMNE-së Prof. Dr. Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski, sot takuan zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar dhe ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler.

Në takim u konfirmua qëndrimi i koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Nga të dyja palët u theksua edhe nevoja për forcimin dhe thellimin e miqësisë strategjike mes dy vendeve.

Presidenti Mickoski theksoi se pushteti aktual në Maqedoni dezinformon bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë edhe SHBA-në, për shumë çështje të brendshme politike.

Edhe njëherë u konfirmua qëndrimi i partisë se përkushtimi dhe prioriteti thelbësor i VMRO-DPMNE-së janë vlerat e BE-së dhe euroatlantike.

Në të njëjtën kohë, presidenti Mickoski tregoi se e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë jashtëzakonisht e vështirë është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në të cilat qytetarët do të zgjedhin një qeveri me legjitimitet.