Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sonte nga Gjorçe Petrovi porositi se pas 15 korrikut do t’u jepet fund kriminelëve dhe do të sillen shumë projekte të cilat do të jenë të dobishme për qytetarët.

“Për pushtetin, kolltukët prej lëkure, tepihët e trashë, limuzinat e gjata ishin prioritet. Meqë kështu dëshironit kështu edhe do të përfundoni. Më 15 korrik do t’ju dërgojmë në anën e errët të historisë dhe do t’ju fitojmë. Ky koalicion, ky popull këtu do t’ju tregojë se si duhet atdheu, si duhet Maqedonia. Të bashkuar, maqedonasi, shqiptari, boshnjaku, turku, romi, vllahu, serbi, të gjithë njëri pranë tjetrit do të luftojnë për Maqedoninë e tyre”, theksoi Mickoski.

Mickoski shtoi se populli maqedonas do të luftojë për një Maqedoni më të mirë, për të cilën gjithsecili ëndërron.

Mickoski tha se ky pushtet shumë u ka premtuar pensionistëve, bujqve, studentëve por për fat të keq nuk ka realizuar asgjë dhe për këtë “do t’i vijë dënimi më 15 korrik”.

Theksoi se pas 15 korrikut “do të fillojë ripërtëritja e Republikës së Maqedonisë, do të kthehen buzëqeshjet e qytetarëve, do të kthehet optimizmi”.