Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në rrjetin social ‘Facebook’ shkruan se gjatë këtyre dy javëve i kanë arrtitur dy ftesa për duel në televizion me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.
“Debati i parë është në televizionin Kanal 5 më 28 shkurt në emisionin ‘Samo vistina’, ndërsa ftesa e dytë është projekt i televizionit Alfa që do të emitohej më 12 mars. Unë që të dy ofertat me kënaqësi i pranoj, për shkak se nuk i iki ballafaqimit dhe nuk ik nga e vërteta”, shkruan Mickoski.
Sipas tij, Zaev e ka bër obligim të përgjigjet dhe të ballafaqohet me faktet se pse ka ndërtuar karrierë mbi rrenat.
“Populli e pret të vërtetën në disa pyetje si: pse ndërtoi karrierë me gënjshetra, siç ajo rrena se e ka ditur të vërtetë për rastin ‘Monstra’ dhe e pamë se e vetmja gjë që din është lirimi i vrasësve; për shërbyesit e kërcënuar të cilët nga kriminelët më të mëdhenj u shëruan në aleatët e tij më të mëdhenj; për atë se pse nuk ka asnjë kriminel të lartë prapa grilave dhe pse në vend të drejtësisë ka licenca për marihuanë për Boro Balboro, për familjen Zaev dhe të afërmve të tyre; pse drejtësia për dikë është nën e për dikë njerkë”, shkruan Mickoski.
Sipas Mickoskit, Maqedonia do të ketë të ardhme.
“Shpresoj se Zaev do të marrë guxim dhe nuk do të fshihet prapa spoteve të paguara, makinerinë e propagandës dhe lajmet e rreme dhe do të pranojë duel. Populli më pas do le të vlerësojë”, shkruan mes tjerash Mickoski.
Comments are closed for this post.