Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se partia e tij do të bllokojë ndryshimet ligjore për taksimin shtesë të kompanive të mëdha në krizë.
Qeveria ka shpallur 30 për qind tatim shtesë të fitimit gjatë krizës për kompanitë që kanë të ardhura më të mëdha se 10 milionë euro dhe fitime më të mëdha se 20 për qind krahasuar me vitet e kaluara.
“Ne planifikojmë ta bllokojmë këtë masë sepse nuk është një luftë kundër ekonomisë gri. Këto janë kompani që janë tatimpagues dhe disa prej tyre kanë pasur rritje të fitimeve sepse paraprakisht kanë investuar në prodhim dhe rritje të punëtorëve”, tha Mickoski.
Kryetari i opozitës paralajmëroi bllokimin e disa zgjidhjeve të tjera ligjore, por shtoi se procedurat e mëtejshme do të përcaktohen pas konsultimeve të detajuara.
Comments are closed for this post.