Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot nga Mavrova -Rostusha theksoi se periudha në vijim është sfiduese dhe se qytetarët duhet të vendosin në çfarë shteti dëshirojnë të jetojnë, nëse në vend të poshtëruar, të plaçkitur dhe kriminel apo në vend ku do të ndërtohet e ardhmja e gjeneratave të reja. Mickoski theksoi se 15 korriku është mundësi që qytetarët ta kthejnë shtetin në rrugët e drejta me votë për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin “Për Ripërtëritje të Maqedonisë” dhe të bëhen projekte për secilin qytetar nga programi “Ripërtëritje”.

Ai tha se politikanët, për të qenë shembull, duhet të fillojnë nga vetja dhe ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet. Gjithashtu Mickoski theksoi se duhet të ketë sistem të fuqishëm juridik i cili do të kontrollojë prejardhjen e pronës së politikanëve, përfshirë edhe Zoran Zaevin he të hetohet si është e mundur me profesionin politik të ndërtohen villa, banesa dhe të kenë automobila luksoz. Do të kontrollojmë nga i pari deri te i fundit, theksoi Mickoski.

Tha se VMRO-DPMNE me ekspertët e vet dhe në bashkëpunim me qytetarët dhe idetë e tyre ka program kur ofron 1.000 projekte të cilat premtojnë 25% rroga mesatare, 20% pensione më të larta në mandatin e ardhshëm, 640 milionë subvencione për bujqit, arsim të avancuar me së paku një univeristet në 1.000 të parët në Listën e Shangait, tatim më të ulët se 8%, 1.000 km rrugë të reja etj. Mickoski shfaqi bindje se në ripërtëritje ka politika dhe projekte tekstualisht për çdo qytetar.

Ai u bëri thirrje qytetarëve më 15 korrik të dalin në numër sa më të madh dhe rekomandoi të respektohen të gjitha rekomandimet shëndetësore të caktuara për ditën e votimit dhe ta rrumbullakësojnë numrin 14 për shtet të kundërt nga ai që e ofron Zaevi e ai është shtet i poshtëruar, shtet i gënjeshtrave, krimit dhe korrupsionit, por për Maqedoni krenare, të dinjitetshme dhe ekonomikisht prosperuese.