Natë e gjatë ishte ajo e mbrëmshmja për banorët e Pehçevës. Zjarrfikësit bashkë me vullnetarët, pa ndalur luftuan për shuarjen e zjarrit. Banorët me ekskavator mundoheshin të shuanin flakët.
Deri në orët e para të mëngjesit zjarrfikësit pa u ndalur u përballën, e lodhja dukej në mëngjes.
Nga Ministria e Mbrojtjes informojnë se ushtarët intensivisht janë aktivizuar për shuarjen e zjarrit.
“Mbi 200 ushtarë janë pozicionuar në rajonin e Pehçevës dhe Dellçevës. Një pjesë tjetër është pozicionuar në Vallandovë, Negoriç i Vjetër dhe Pletvar”,thonë nga Ministria e Mbrojtës.
Zjarret që nuk mund të arrihet të fiken nga toka, ndihmojnë helikopterët, të cilët erdhën për ndihmë nga Serbia.Për shkak të situatës me zjarret në vend, Qeveria ka sjellë vendim për shpalljen të gjendjes së krizës që do të zgjasë 30 ditë.
“Vendimi për gjendjen e krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të paraqitjes së shtuar të zjarreve dhe parandalimit të përhapjes së tyre në kohë zgjatje prej 30 ditësh është sjellë duke e marrë parasysh nevojën e shfrytëzimit racional të burimeve nacionale dhe veprimin e koordinuar në të gjitha institucionet e interesuara, për shkak të paraqitjes së shtuar të zjarreve dhe parandalimit të përhapjes së tyre”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Gjendja e krizës është definuar si gjendje e shkaktuar nga rreziqe të cilat mund t’i rrezikojnë të mirat, shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe kafshëve si dhe sigurinë e shtetit, për parandalimin e të cilit nevojitet përdorim i vëllimit më të madh të resurseve. Qeveria po ashtu ka vendosur të ndajë nga 10.000 denarë për gjithsej 300 persona, disa prej tyre zjarrfikës dhe disa qytetarë të tjerë që ndihmuan në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë pyjet e vendit.
Comments are closed for this post.